




Informacione të përgjithshme
Konferenca Kombëtare e Shoqatës Shqiptare të Gjenetikës Molekulare Humane (Albanian Society of Human Molecular Genetics) – ASHMG 2022, është konferenca e parë shkencore e organizuar nga shoqata dhe bëhet në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (ASH), Shërbimin e Laboratorit të Gjenetikës, Fakulteti i Mjekesise, UMT, QSUNT, Universitetin e Tiranës (UT), dhe me mbështjen e Shoqatës Evropiane të Gjenetikës Humane (ESHG).
Konferenca do të kryesohet nga Akademik, Profesor Ilia Mikerezi (Akademia e Shkencave e Shqiperise) dhe Prof. Dr. Anila Babameto (Shërbimi i Laboratorit të Gjenetikës, Fakulteti i Mjekesise, QSUNT) dhe do të bashkojë studiuesit kryesorë nga akademia dhe industria, për të ndarë gjetjet e tyre të fundit për një sërë temash që lidhen me shkencën e gjenetikës.
Qëllimet kryesore të ASHMG 2022 janë:
• Vlerësimi i zhvillimeve të aplikimeve gjenetike në vend me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet kapaciteteve vendore;
• Promovimi i bashkëpunimeve të reja ndërmjet kërkuesve vendas dhe atyre që punojnë në institucione perëndimore duke kontribuar në ngritjen e kapaciteve në fushën e gjenetikës molekulare në vendin tonë;
• Evidentimi i resurseve dhe nevojave për implikimin e risive në fushën e gjenetikës molekulare në mjekësi.
Ftesa për pjesëmarrje iu drejtohet studiuesve që punojnë në çdo fushë të Gjenetikës që lidhet me tematikat e meposhtme:
Tematikat:
01. Gjenetika riprodhuese
02. Gjenetika Prenatale
03. Çrregullime metabolike dhe mitokondriale
04. Imunologjia dhe Sistemi Hematopojetik
05. Çrregullime neurogjenetike dhe psikiatrike
06. Sindromat e keqformimeve/anomalive të shumëfishta
07. Gjenetika e kancerit
08. Variacioni dhe Arkitektura e Gjenomit
09. Citogjenetika
10. Bioinformatika, Machine learning dhe Metodat Statistikore
11. Mjekësi e Personalizuar dhe Farmakogjenomikë
12. Gjenetika e Popullatave dhe Gjenetika Evolucionare
13. Gjenomika funksionale dhe epigjenomika
14. Trajtime të reja për Çrregullimet Gjenetike
15. Këshillim Gjenetik
16. Edukim Gjenetik
17. GWAS
18. COVID-19
KOMITETI
BORDI DREJTUES
Merita XHETANI- Presidente e Bordit
Mirela LIKA- Zv- Presidente e Bordit
Blerta LAZE- Sekretaria dhe Thesari
Zyri BAJRAMI – Këshilltar
Majlinda KOTA – Këshilltare
PRESIDENT I KONFERENCES
Akad. Prof. Dr. Ilia MIKEREZI – Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Prof. Dr. Anila BABAMETO – Shërbimi i Laboratorit të Gjenetikës, Fakulteti i Mjekësisë, QSUNT
KOMITETI HONORIFIK
Prof. Dr. Skënder GJINUSHI – Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Prof. Dr. Artan HOXHA – Rektor i Universitetit të Tiranës
Prof. Dr. Arben GJATA – Rektor i Universitetit të Mjekësisë i Tiranës
Prof. Dr. Borut Peterlin – President i Shoqatës Evropiane të Gjenetikës Humane
Prof. Dr. Spriro DRUSHKU- Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, FSHN, UT
Prof. Dr. Zyri BAJRAMI – Anëtar nderi në Bordin Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Gjenetikës Molekulare Humane
Prof. Dr. Tefta REXHA – Profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës
Prof. Dr. Genc SULÇEBE – Anëtar i Seksionit të Gjenetikës dhe Bioteknologjisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë
KOMITETI SHKENCOR
Prof. Dr. Mirela Lika, Profesor dhe kërkuese imunologjisë dhe Drejtuese e Grupit mësimor kërkimor Gjenetikë – Mikrobiologji në Departamentin e Biologjisë, FSHN, UT, Shqipëri
Prof. Dr. Majlinda Lako, Gjenetiste, kërkuese në Mjekësinë regjenerative, Universiteti i Newcastle, Instituti i Bioshkencave, Qendra Ndërkombëtare për Jetën, Central Parkway, Mbretëri e Bashkuar.
Prof. Dr. Dhurata Bozo, Përgjegjëse e Departamentit të Kërkimeve në Aktivitetin Fizik, Shëndetin dhe Rekreacionin, Universiteti i Sporteve të Tiranës, Shqipëri
Prof. Dr. Natale Capodicasa, Profesor i Mikrobiologjisë, Drejtor i Laboratorit të Sëmundjeve të Rralla Gjenetike MAGI BALKANS, Tiranë, Shqipëri
Prof. Dr. Ledjan Malaj, Profesor i Bioteknologjisë Farmaceutike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Prof. Dr. Artan Trebicka, Profesor i Biokimisë, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Prof. As. Dr. Silva Bino, Profesor dhe kërkuese në Sëmundjet Infektive, Universiteti i Mjekësisë i Tiranës dhe Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri.
Prof. As. Dr. Merita Xhetani, Lektore dhe Kërkuese e Gjenetikës dhe Gjenetikës Molekulare Humane , Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT.
Prof.As. Dr. Anila Mitre, Lektore dhe kërkuese e Biologjisë molekulare, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Prof. As. Dr. Eliona Demaliaj, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe Drejtor Spitali Universitar Obstetrike Gjinekologji ‘’Mbreteresha Geraldine’’, Tiranë, Shqipëri.
Prof. As. Dr. Irena Seferi, Kërkuese dhe Lektore në Transfuziologji, Universiteti i Mjekësisë i Tiranës dhe Qëndra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut
Prof. As.Dr. Helidon Nina, Drejtor mjekësor Spitali Onkologjik, Qëndra Spitalore Universitare Nënë Tereza, Tiranë, Shqipëri
Prof.As. Dr. Manika Kreka, Lektore dhe kërkuese, Universiteti i Mjekësisë i Tiranës dhe Pediatre Onkohematologe, Qëndra Spitalore Universitare Nënë Tereza
Prof. As. Dr. Etleva Hamzaraj, Lektore dhe kërkuese e Mikrobiologjisë, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Prof. As. Dr. Hesat Aliu, Profesor i gjenetikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës, Universiteti i Tetovës, Maqedoni e veriut.
Prof. As. Dr. Lila Shundi, Kërkuese në Sëmundjet Infektive, Përgjegjëse e laboratorit të Biologjisë molekulare, Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri.
Prof. As. Dr. Erjona Abazi, Kërkuese në Sëmundjet Infektive, Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri
Prof. As. Dr. Merije Elezi, Profesor i imunogjenetikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës, Universiteti i Tetovës, Maqedoni e veriut.
Prof. As. Dr. Fahri Gavazaj, Profesor i Gjenetikës në Kolegjin e Shkencave Mjekësore “REZONANCA”,Prishtinë, Kosove
Dr. Batjona Benewitz, Kërkuese në Martin Luther University Halle-Wittenberg, Gjermani
Dr. Adela Perrolla, Hematologe ,Qëndra Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe lektore Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, Shqipëri.
Dr. Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog dhe endokrinolog, kërkues shkencor, Zv.Dekan i Fakultetit te Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë Tiranë,
Dr. Majlinda Kote, Kërkuese në Sëmundjet Infektive, Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri.
Dr. Iris Hasibra, Kërkuese në Sëmundjet Infektive, Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri.
Dr. Blerta Brati, Kërkuese në Sëmundjet Infektive, Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri.
Dr. Brunilda Vila, Kërkuese në Sëmundjet Infektive, Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri.
KOMITETI ORGANIZATIV
Prof.As. Dr. Merita Xhetani, Lektore dhe Kërkuese e Gjenetikës dhe Gjenetikës Humane , Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Dr. Blerta Laze, Lektore dhe kërkuese e Gjenetikës në Universitetin e Vlorës
Dr. Fjoralda Bakiri, Kërkuese e Biologjisë molekulare, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Dr. Ledja Vasjari, Lektore dhe Kerkuese e Fiziologjise, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Dr. Arta Lugaj, Lektore dhe Kerkuese e Virusologjise, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Dr. Ariol Rama, Lektor dhe Kërkues i Gjenetikës së popullatave, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Dr. Ani Bajrami, Kerkuese dhe lektore e Antropologjisë, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Dr. Dorina Roko- Dorina Roko, Biologe,Gjenetiste, Shërbimi i Gjenetikës Mjekësore, QSUNT, Tiranë,
Dr. Enkelejda Prifti, Obstetër Gjinekologe,Spitali Universitar Obstetrikë Gjinekologji ‘’Koço Gliozheni’’, Tiranë.
Dr. Emi Gliozheni, Biologe, Embriologe, Klinika “Koço Gliozheni”, Tiranë, Shqipëri.
Dr. Naile Koleci, Biologe molekulare, Qëndra Universitare Freiburg, Departamenti Hematologji-Onkologji, Freiburg, Gjermani .
Dr. Marsilda Memaj, Biologe molekulare dhe mesuese ne Maarif Schools, Tiranë
Dr. Enilda Malaj, Biologe molekulare, Tiranë
Dr. Ervin Marku, Biolog molekular, Gjeneticist joklinik, Specialist në diagnostikë laboratorike, Tiranë
Dr. Dorela Kroni, Mjekësi Transfuzive, Klinika StemGen Partners dhe Eurofins Genoma SRL, Rome, Itali
Ph.D. Rinalda Proko, Biologe molekulare, Fayetteville, Arkansas, USA
Msc. Selma Dyca, Studente ne masterin shkencor Biologji molekulare dhe gjenetike në Universitetin e Pavias, Itali
Msc. Kristiana Mano, Biologe molekulare, Klinika Gjinekologjike “Koço Gliozheni”, Tiranë
Msc. Arjela Cjapi, Biologe molekulare, Pentagene, Tiranë
Msc. Agli Mirdita, Studente e doktoraturës në Biologji qelizore dhe molekulare, Milano, Itali.
Msc. Noel Petrela, Student ne master shkencor Gjenetike dhe biologji molekulare në Universitetin e Bordosë, Bordeaux, Francë.
Msc. Ela Zaimi, eksperte e ADN-se, Gjenetiste, Instituti i Policisë Shkencore, Tiranë
Msc. Armanda Deda, eksperte e ADN-se, Gjenetiste, Instituti i Policisë Shkencore, Tiranë
Msc. Stilian Doraci, Biolog molekular, Tiranë
Msc. Erjona Rama, Biologe molekulare, Mesuese e Biologjise, Kolegji Turgut Ozal, Tiranë
Msc. Raisa Kreci, Lektore, Universiteti “Fan Noli”, Korçë.
se shpejti
TË RËNDËSISHME:
Prezantimi në takim do të jetë kushti për botimin e abstraktit në suplementin elektronik të Revistës Shqiptare të Gjenetikës Humane – Albanian Journal of Human Genetics.
Abstraktet e pranuara do të publikohen në Revistë pas konferencës.
Duke dorëzuar një abstrakt, ju pranoni që të dhënat tuaja personale të ruhen dhe përdoren nga organizatori për të përpunuar paraqitjen tuaj, për të mundësuar prezantimin në takim dhe publikimin e përmbledhjes.
Ju mund të jeni autor i parë i vetëm një punimi, por bashkëautor i 2 ose më shumë abstrakteve.
Nuk do te pranohen abstraktet që nuk përmbajnë rezultate ose strukturë sipas udhëzimeve.
UDHËZIME PËR PËRGATITJEN DHE DORËZIMIN E ABSTRAKTIT
Të gjitha abstraktet duhet të përmbajnë seksionet e mëposhtme:
Tema shkencore: Ju lutemi zgjidhni një nga temat shkencore të listuara (Tematika: 01-18)
Titulli (Font Times New Roman, Madhësia 12 pt, Shkronjat e Bold Block, hapësira e rreshtit 1)
Autorët (Font Times New Roman, Madhësia 11 pt, hapësira e rreshtit 1) Emri i autorit prezantues duhet të jetë me shkronja të zeza.
Përkatësia e autorëve/institucioni (Font Times New Roman, Madhësia 11 pikë, hapësira e rreshtit 1)
Teksti i punimit duhet te përmbajë: (Qëllimi i studimit, Rezultatet, Përfundimet me shkrimin
Font Times New Roman, Madhësia 12 pt, jo më shumë 300 fjalë, hapësira e rreshtit 1)
Lista e literaturës, (4-5 tituj sipas modelit APA)
Shënim: për efekt të akredititmit, secili autor i parë duhet të dërgojë një CV bashkë me abstraktin
DATA TË RËNDËSISHME
10 Tetor 2022 – Pranimi i abstrakteve
20 Tetor 2022 – Njoftimi
Dhjetor 2022 – Pranimi i punimit të plotë
Për tu regjistruar dhe dërguar abstraktin kliko 👉 këtu
Persona kontakti:
Merita Xhetani – merita.xhetani@fshn.edu.al
Blerta Laze – lazeblerta@gmail.com
Brikena Parllaku- brikena.parllaku@fshn.edu.al
Të gjithë e-mailet duhet të përmbajnë një subjekt line që nis me: ASHMG2022
AKREDITIMI ECM
Konferenca e ASHMG do të përfshihet në Planin e Trajnimit dhe Kalendarin e Aktiviteteve të Qëndres Kombetarë të Edukimit të Vazhduar- QKEV, Të Ministrisë së Shëndetësisë. Aktiviteti do të akreditohet për datën 8 Dhjetor 2022, për këto kategori profesionistësh:
• Mjek¹
• Biolog
• Infermier
• Teknik Laboratori Biomjekësor
Shënim 1: Gjeneticien Mjekësor; Sëmundjet Metabolike dhe Diabetologji, Nefrologji; Neurologji; Neuropsikiatria e Fëmijëve; Onkologji; Transfuziologji; Pediatri; Gjinekologji dhe Obstetrikë; Laboratori i Gjenetikës Mjekësore; Neuroradiologjia; Patologjia Klinike, Epidemiologji, Shëndeti Publik; Semundjet infektive, Psikologji, semundjet mendore, varesitë, Psikoterapi. Kimi analitike, etj.
Statusi i aktivitetit: në proces akreditimi
Numri i Krediteve: në fazën e akreditimit
Regjistrimi:
Kategoria | Deri ne 20 Tetor | Deri Diten e konferences ose (on desk) |
Anëtar profesionist | 5.000 Lek | 8.000 Lek |
Anëtar student | 2.000 Lek | 3.000 Lek |
Jo-anëtar | 10.000 Lek | 12.000 Lek |
Student jo-anëtar | 4.000 Lek | 5.000 Lek |
Lektoret e ftuar dhe te ftuar nga ASHMG | falas | falas |
Te dhënat bankare për transaksionin:
Mbajtesi i llogarise: Shoqata Shqiptare e Gjenetikes Molekulare Humane
nr i llogarise ne LEK: 0001625238 ose IBAN AL42202110060000000001625238
Banka: Reiffeisen Bank
Kodi swift: SGSBALTX
Pershkrimi: Pagese pjesemarrje ne ASHMG 2022
SHENIM: KUOTA DUHET TE VIJE NE LLOGARI E PLOTE, DHE NJE KOPJE E MANDATIT TE ARKETIMIT TE NISET ME EMAIL ne adresen info@geneticsalbania.com.
Pagesa e regjistrimit përfshin: ndjekjen e konferencës, pushimet kafe dhe drekën në ditën e konferencës, librin e abstrakteve me ISBN, çertifikatën e pjesëmarrjes, si edhe botimin e artikullit të plotë në Revistën: Albanian Journal of Human Genetics.
Konferenca ASHMG 2022 ka 3 lloje pranimi për punimet dhe pjesëmarrjen:
- Prezantim me gojë: Prezantuesi duhet të marrë pjesë në konferencë personalisht për të paraqitur punën e tij si një prezantim
- Prezantim me poster: Prezantuesi duhet të marrë pjesë në konferencë personalisht ose të delegojë një bashkëautor për të paraqitur posterin e tij gjatë sesionit “Shikimi i posterit me autorin”.
- Pjesëmarrës: Pjësëmarrësit mund të jenë specialistë ose studentë të regjistruar për pjesëmarrje në konferencë, pa dërguar punim shkencor.
Formati i pranimit do të varet nga rezultati i pikëve të abstraktit përkatës gjatë vlerësimit nga komiteti shkencor dhe bordi editorial.
Autorët do të informohen për formatin e abstraktit të tyre në njoftimin e pranimit.
se shpejti