• Open: Mon - Fri: 9:00 - 17:00

Konferenca Kombëtare e ASHMG 2022

 

Thirrja e parë

Konferenca Kombëtare e ASHMG 2022:

  GJENETIKA HUMANE

KËRKIMI DHE INOVACIONI

 8 Dhjetor 2022

Organizuar nga:

Shoqata Shqiptare e Gjenetikës Molekulare Humane

 në bashkëpunim me:

 

 

Vendodhja: Hotel Plazza

Tiranë, Shqipëri

 

Informacione të përgjithshme

Konferenca Kombëtare e Shoqatës Shqiptare të Gjenetikës Molekulare Humane (Albanian Society of Human Molecular Genetics) – ASHMG 2022, është konferenca e parë shkencore e organizuar nga shoqata dhe bëhet në bashkëpunim me Shërbimin e Laboratorit të Gjenetikës, Fakulteti i Mjekesise, UMT, QSUNT, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Universitetin e Tiranës (UT), dhe  me mbështjen e Shoqatës Evropiane të Gjenetikës Humane (ESHG).

Konferenca do të kryesohet nga Akademik, Profesor Ilia Mikerezi (Akademia e Shkencave e Shqiperise)  dhe Prof. Dr. Anila Babameto (Shërbimi i Laboratorit të Gjenetikës, Fakulteti i Mjekesise, QSUNT) dhe  do të bashkojë studiuesit kryesorë nga akademia dhe industria, për të ndarë gjetjet e tyre të fundit për një sërë temash që lidhen me shkencën e gjenetikës.

 

Qëllimet kryesore të ASHMG 2022 janë:

  • Vlerësimi i zhvillimeve të aplikimeve gjenetike në vend me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet kapaciteteve vendore;
  • Promovimi i bashkëpunimeve të reja ndërmjet kërkuesve vendas dhe atyre që punojnë në institucione perëndimore duke kontribuar në ngritjen e kapaciteve në fushën e gjenetikës molekulare në vendin tonë;
  • Evidentimi i resurseve dhe nevojave për implikimin e risive në fushën e gjenetikës molekulare në mjekësi.;

Ftesa për pjesëmarrje iu drejtohet studiuesve që punojnë në çdo fushë të Gjenetikës që lidhet me tematikat e meposhtme.

 

Tematikat:

  1. Gjenetika riprodhuese
  2. Gjenetika Prenatale
  3. Çrregullime metabolike dhe mitokondriale
  4. Imunologjia dhe Sistemi Hematopojetik
  5. Çrregullime neurogjenetike dhe psikiatrike
  6. Sindromat e keqformimeve/anomalive të shumëfishta
  7. Gjenetika e kancerit
  8. Variacioni dhe Arkitektura e Gjenomit
  9. Citogjenetika
  10. Bioinformatika, Machine learning dhe Metodat Statistikore
  11. Mjekësi e Personalizuar dhe Farmakogjenomikë
  12. Gjenetika e Popullatave dhe Gjenetika Evolucionare
  13. Gjenomika funksionale dhe epigjenomika
  14. Trajtime të reja për Çrregullimet Gjenetike
  15. Këshillim Gjenetik
  16. Edukim Gjenetik
  17. GWAS
  18. COVID-19

 

__________

DATA TË RËNDËSISHME

10 Tetor 2022          Pranimi i abstrakteve

20 Tetor  2022         Njoftimi

Dhjetor 2022            Pranimi i punimit të plotë

__________

Dërgimi i abstrakteve do të bëhet në linkun: https://forms.gle/dWHYBpN8FZWueG3R6

__________

Persona kontakti:

Merita Xhetani – [email protected]

Blerta Laze – [email protected]

Brikena Parllaku- [email protected]

Të gjithë e-mailet  duhet të përmbajnë një  subjekt line  që nis me: ASHMG2022

__________

 

KOMITETI

 

BORDI DREJTUES

Merita XHETANI- Presidente e Bordit

Mirela LIKA- Zv- Presidente e  Bordit

Blerta LAZE- Sekretaria dhe Thesari

Zyri BAJRAMI – Këshilltar

Majlinda KOTA – Këshilltare

 

PRESIDENT I KONFERENCES

Akad. Prof. Dr. Ilia MIKEREZI – Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Prof. Dr. Anila BABAMETO –  Shërbimi i Laboratorit të Gjenetikës, Fakulteti i Mjekësisë, QSUNT

 

KOMITETI HONORIFIK

Prof. Dr.  Skënder GJINUSHI – Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Prof. Dr.  Artan HOXHA – Rektor i Universitetit të Tiranës

Prof. Dr.  Arben GJATA –  Rektor i Universitetit të Mjekësisë i Tiranës

Prof. Dr. Borut Peterlin – President i Shoqatës Evropiane të Gjenetikës Humane

Prof. Dr.  Spriro DRUSHKU- Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, FSHN, UT

Prof. Dr.  Zyri BAJRAMI – Anëtar nderi në Bordin Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Gjenetikës Molekulare Humane

Prof. Dr.  Tefta REXHA – Profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës

Prof. Dr.  Genc SULÇEBE – Anëtar i Seksionit të Gjenetikës dhe Bioteknologjisë në Akademinë  e Shkencave të Shqipërisë

 

KOMITETI SHKENCOR

Prof. Dr. Mirela Lika, Profesor dhe kërkuese  imunologjisë dhe Drejtuese e Grupit mësimor kërkimor Gjenetikë – Mikrobiologji në Departamentin e Biologjisë, FSHN, UT, Shqipëri

Prof. Dr. Majlinda Lako, Gjenetiste, kërkuese në Mjekësinë regjenerative, Universiteti i Newcastle, Instituti i Bioshkencave, Qendra Ndërkombëtare për Jetën, Central Parkway, Mbretëri e Bashkuar.

Prof. Dr. Dhurata Bozo, Përgjegjëse e Departamentit të Kërkimeve në Aktivitetin Fizik, Shëndetin dhe Rekreacionin, Universiteti i Sporteve të Tiranës, Shqipëri

Prof. Dr. Natale Capodicasa, Profesor i Mikrobiologjisë, Drejtor i Laboratorit të  Sëmundjeve të Rralla Gjenetike MAGI BALKANS, Tiranë, Shqipëri

Prof. Dr. Ledjan Malaj, Profesor i Bioteknologjisë Farmaceutike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Prof. Dr. Artan Trebicka, Profesor i Biokimisë, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT

Prof. As. Dr. Silva Bino, Profesor dhe kërkuese  në Sëmundjet Infektive, Universiteti i Mjekësisë i Tiranës dhe Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri.

Prof. As. Dr. Merita Xhetani, Lektore dhe Kërkuese e Gjenetikës dhe Gjenetikës Molekulare Humane ,  Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT.

Prof.As. Dr. Anila Mitre, Lektore dhe kërkuese e Biologjisë molekulare,  Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT

Prof. As. Dr. Eliona Demaliaj, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe Drejtor Spitali Universitar Obstetrike Gjinekologji ‘’Mbreteresha Geraldine’’, Tiranë, Shqipëri.

Prof. As. Dr. Irena Seferi, Kërkuese dhe Lektore në Transfuziologji, Universiteti i Mjekësisë i Tiranës dhe Qëndra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut

Prof. As.Dr. Helidon Nina, Drejtor mjekësor Spitali Onkologjik, Qëndra Spitalore Universitare Nënë Tereza, Tiranë, Shqipëri

Prof.As. Dr.  Manika Kreka, Lektore dhe kërkuese, Universiteti i Mjekësisë i Tiranës dhe Pediatre Onkohematologe, Qëndra Spitalore Universitare Nënë Tereza

Prof. As. Dr. Etleva Hamzaraj, Lektore dhe kërkuese e Mikrobiologjisë,  Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT

Prof. As. Dr. Hesat Aliu, Profesor i gjenetikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës, Universiteti i Tetovës, Maqedoni e veriut.

Prof. As. Dr. Lila Shundi,  Kërkuese në  Sëmundjet Infektive, Përgjegjëse e laboratorit të Biologjisë molekulare,   Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri.

Prof. As. Dr. Erjona Abazi, Kërkuese në  Sëmundjet Infektive,   Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri

Prof. As. Dr. Merije Elezi, Profesor i imunogjenetikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës, Universiteti i Tetovës, Maqedoni e veriut.

Prof. As. Dr. Fahri Gavazaj,  Profesor i Gjenetikës në Kolegjin e Shkencave Mjekësore “REZONANCA”,Prishtinë, Kosove

Dr. Batjona Benewitz,  Kërkuese në Martin Luther University Halle-Wittenberg, Gjermani

Dr. Adela Perrolla, Hematologe ,Qëndra Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe lektore Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, Shqipëri.

Dr. Ilir Alimehmeti,  mjek epidemiolog dhe endokrinolog, kërkues shkencor, Zv.Dekan  i Fakultetit te Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë Tiranë,

Dr. Majlinda Kote,  Kërkuese në  Sëmundjet Infektive, Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri.

Dr. Iris Hasibra,  Kërkuese në  Sëmundjet Infektive,   Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri.

Dr. Blerta Brati,  Kërkuese në  Sëmundjet Infektive,   Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri.

Dr. Brunilda Vila, Kërkuese në  Sëmundjet Infektive, Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri.

 

KOMITETI ORGANIZATIV

Prof.As. Dr. Merita Xhetani, Lektore dhe Kërkuese e Gjenetikës dhe Gjenetikës Humane ,  Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT

Dr. Blerta Laze, Lektore dhe kërkuese e Gjenetikës në Universitetin e Vlorës

Dr. Fjoralda Bakiri, Kërkuese e Biologjisë molekulare,  Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT

Dr. Ledja Vasjari, Lektore dhe Kerkuese e Fiziologjise,  Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT

Dr. Arta Lugaj, Lektore dhe Kerkuese e Virusologjise,  Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT

Dr. Ariol Rama, Lektor dhe Kërkues i Gjenetikës së popullatave,  Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT

Dr. Ani Bajrami, Kerkuese dhe lektore e Antropologjisë,   Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT

Dr. Dorina Roko– Dorina Roko, Biologe,Gjenetiste, Shërbimi i Gjenetikës Mjekësore, QSUNT, Tiranë,

Dr. Enkelejda Prifti, Obstetër Gjinekologe,Spitali Universitar Obstetrikë Gjinekologji ‘’Koço Gliozheni’’, Tiranë.

Dr. Emi Gliozheni,  Biologe, Embriologe, Klinika “Koço Gliozheni”, Tiranë, Shqipëri.

Dr. Naile Koleci, Biologe molekulare, Qëndra Universitare Freiburg, Departamenti  Hematologji-Onkologji, Freiburg, Gjermani .

Dr. Marsilda Memaj, Biologe molekulare dhe mesuese ne Maarif Schools,  Tiranë

Dr. Enilda Malaj, Biologe molekulare, Tiranë

Dr. Ervin Marku, Biolog molekular, Gjeneticist joklinik,  Specialist në diagnostikë laboratorike, Tiranë

Ph.D. Rinalda Proko,  Biologe molekulare, Fayetteville, Arkansas, USA

Dr. Dorela Kroni, Mjekësi Transfuzive, Klinika StemGen Partners dhe Eurofins Genoma SRL, Rome, Itali

Msc. Selma Dyca, Studente ne masterin shkencor  Biologji molekulare dhe gjenetike në Universitetin e Pavias,  Itali

Msc. Kristiana Mano, Biologe molekulare, Klinika  Gjinekologjike “Koço Gliozheni”, Tiranë

Msc. Arjela Cjapi, Biologe molekulare, Pentagene, Tiranë

Msc. Agli Mirdita, Studente e doktoraturës në Biologji qelizore dhe molekulare, Milano, Itali.

Msc. Noel Petrela, Student ne master shkencor Gjenetike dhe biologji molekulare në Universitetin e Bordosë, Bordeaux, Francë.

Msc. Ela Zaimi, eksperte e ADN-se, Gjenetiste, Instituti i Policisë Shkencore, Tiranë

Msc. Armanda Deda, eksperte e ADN-se, Gjenetiste, Instituti i Policisë Shkencore, Tiranë

Msc. Stilian Doraci, Biolog molekular, Tiranë

Msc. Erjona Rama, Biologe molekulare, Mesuese e Biologjise, Kolegji Turgut Ozal, Tiranë

Msc. Raisa Kreci, Lektore, Universiteti “Fan Noli”, Korçë.

 

Regjistrimi:                             

Kategoria Deri ne 20 Tetor Deri Diten e konferences ose  (on desk)
Anëtar profesionist 5.000 Lek 8.000 Lek
Anëtar student 2.000 Lek 3.000 Lek
Jo-anëtar 10.000 Lek 12.000 Lek
Student jo-anëtar 4.000 Lek 5.000 Lek
Lektoret e ftuar dhe te ftuar nga ASHMG falas falas

 

Te dhënat bankare për transaksionin:

Mbajtesi i llogarise: Shoqata Shqiptare e Gjenetikes Molekulare Humane

nr. i llogarise ne LEK: 0001625238 ose IBAN AL42202110060000000001625238

Banka: Reiffeisen Bank 

Kodi swift: SGSBALTX

Pershkrimi: Pagese pjesemarrje ne ASHMG 2022

SHENIM: KUOTA DUHET TE VIJE NE LLOGARI E PLOTE, DHE NJE KOPJE E MANDATIT TE ARKETIMIT TE NISET ME EMAIL ne adresen [email protected].

 

Pagesa e regjistrimit përfshin:  ndjekjen e konferencës, pushimet kafe dhe drekën në ditën e konferencës, librin e abstrakteve me ISBN, çertifikatën e pjesëmarrjes, si edhe botimin e artikullit të plotë në Revistën: Albanian Journal of Human Genetics.

 

Konferenca ASHMG 2022 ka 3 lloje pranimi për punimet dhe pjesëmarrjen:

  • Prezantim me gojë: Prezantuesi duhet të marrë pjesë në konferencë personalisht për të paraqitur punën e tij si një prezantim
  • Prezantim me poster: Prezantuesi duhet të marrë pjesë në konferencë personalisht ose të delegojë një bashkëautor për të paraqitur posterin e tij gjatë  sesionit “Shikimi i posterit me autorin”.
  • Pjesëmarrës: Pjësëmarrësit mund të jenë specialistë ose studentë të regjistruar për pjesëmarrje në konferencë, pa dërguar punim shkencor.

Formati i pranimit do të varet nga rezultati i pikëve të abstraktit përkatës  gjatë vlerësimit nga komiteti shkencor dhe bordi editorial.

Autorët do të informohen për formatin e abstraktit të tyre në njoftimin e pranimit.

 

AKREDITIMI ECM

Konferenca e  ASHMG do të përfshihet në Planin e Trajnimit dhe Kalendarin e Aktiviteteve të Qëndres Kombetarë të Edukimit të Vazhduar- QKEV, Të Ministrisë  së Shëndetësisë.

Aktiviteti do të akreditohet për datën 8 Dhjetor 2022, për këto kategori profesionistësh:

  • Mjek¹
  • Biolog
  • Infermier
  • Teknik Laboratori Biomjekësor

 

Shënim 1: Gjeneticien Mjekësor; Sëmundjet Metabolike dhe Diabetologji, Nefrologji; Neurologji; Neuropsikiatria e Fëmijëve; Onkologji; Transfuziologji; Pediatri; Gjinekologji dhe Obstetrikë; Laboratori i Gjenetikës Mjekësore; Neuroradiologjia; Patologjia Klinike, Epidemiologji, Shëndeti Publik; Semundjet infektive, Psikologji, semundjet mendore, varesitë, Psikoterapi. Kimi analitike, etj

Statusi i aktivitetit: në proces akreditimi

Numri i Krediteve: në fazën e akreditimit

 

TË RËNDËSISHME:

Prezantimi në takim  do të jetë kushti për botimin e abstraktit në suplementin elektronik të Revistës Shqiptare të Gjenetikës Humane – Albanian  Journal of Human Genetics.

Abstraktet e pranuara do të publikohen në Revistë pas konferencës.

Duke dorëzuar një abstrakt, ju pranoni që të dhënat tuaja personale të ruhen dhe përdoren nga organizatori për të përpunuar paraqitjen tuaj, për të mundësuar prezantimin në takim dhe publikimin e përmbledhjes.

Ju mund të jeni autor i parë i vetëm një punimi, por bashkëautor i 2 ose më shumë abstrakteve.

Nuk do te pranohen abstraktet që nuk përmbajnë rezultate ose strukturë sipas udhëzimeve

 

UDHËZIME PËR PËRGATITJEN DHE DORËZIMIN E  ABSTRAKTIT

Të gjitha abstraktet duhet të përmbajnë seksionet e mëposhtme:

Tema shkencore: Ju lutemi zgjidhni një nga temat shkencore të listuara (Tematika: 01-18)

Titulli (Font Times New Roman, Madhësia 12 pt, Shkronjat e Bold Block, hapësira e rreshtit 1)

Autorët (Font Times New Roman, Madhësia 11 pt, hapësira e rreshtit 1) Emri i autorit prezantues duhet të jetë me shkronja të zeza.

Përkatësia e autorëve/institucioni (Font Times New Roman, Madhësia 11 pikë, hapësira e rreshtit 1)

Teksti i punimit duhet te përmbajë: (Qëllimi i studimit, Rezultatet, Përfundimet me shkrimin

Font Times New Roman, Madhësia 12 pt, jo më shumë 300 fjalë, hapësira e rreshtit 1)

Lista e literaturës, (4-5 tituj sipas modelit APA)

Shënim: për efekt të akredititmit, secili autor i parë duhet të dërgojë një CV bashkë me abstraktin