• Open: Mon - Fri: 9:00 - 17:00

Edukimi

Edukimi

Grupet e Punës

Brenda Shoqatës Shqiptare të Gjenetikës Molekulare Humane dhe në bashkëpunim të ngushtë me të, disa grupe pune kanë filluar aktivitetin e tyre.

  1. Grupet e punës brenda ASHMG përbëhen nga anëtarë të ASHMG, të cilët përqendrohen në tematika të caktuara në fushën e gjenetikës njerëzore, biologjisë molekulare, gjenetikës kriminalistike, edukimit dhe bioinformatikës.
  2. Qëllimi specifik i grupit të punës bazohet në natyrën e fushës së zgjedhur, mund të jetë, për shembull, përgatitja e të dhënave aktuale për praktikën rutinë ose një analizë më e hollësishme e temave të zgjedhura.
  1. Grupi i punës do të sigurojë materiale për faqen e internetit të ASHMG (www.geneticsalbania.com), ku të përfshihet informacioni mbi detyrat e grupit të punës, përbërjen e grupit të punës (përfshirë kontaktin me anëtarët e zgjedhur të grupit), kushtet e anëtarësimit dhe, natyrisht, informacione të tjera të rëndësishme që grupi i punës do të dëshirojë të publikojë.
  2. Grupi i punës do të zgjedhë një udhëheqës ose zëvendës të tij nga radhët e anëtarëve të tij për të shërbyer si persona kontakti. Grupi i punes mund te organizoje aktivitete sipas qellimit te tij ne bashkepunim me ASHMG.
  3. Grupi i punës rregullisht informon komitetin e ASHMG për aktivitetet e tij në formën e raporteve të takimeve ose një raporti mbi aktivitetet e grupit të paktën një herë në vit.
  1. Një kërkesë zyrtare për krijimin e një grupi pune paraqitet nga një grup anëtarësh i ASHMG në komitet përmes sekretarit shkencor në [email protected] Kërkesa duhet të justifikojë me kujdes fushën që do të adresohet nga grupi i punës dhe rezultatet e pritshme të punës së tij.
  1. Gjenetika në arsim, edukimi dhe komunikimi gjenetik për publikun. Në këtë grup janë bashkuar profesorë të universiteteve, mësues të biologjisë në shkollat e mesme, për të sjellë përditësime në kurrikën e biologjisë, si edhe informacione te pershtatura per edukimin gjenetik te publikut.
  2. Grupi i punës i Diagnozës dhe Kërkimit gjenetik. Ky grup aktualisht ka bërë bashkë laboratorë në vend, që performojnë teknikat e gjenetikës molekulare dhe ndajnë rezultatet. Grupi është ende i hapur për palët e tjera të interesuara.
  3. Gjenetika Forensike. Gjenetika kriminalistike mund të orientojë në një karrierë të sukseshme në analizimin e ADN-së, duke ndihmuar në zgjidhjen e krimeve dhe identifikimin e personave.
  4. Komuniteti i Bioinformatikës. Komuniteti i njerëzve të përkushtuar ndaj bioinformatikës në Shqipëri.

Shoqata Evropiane e Gjenetikës Humane (ESHG) ka krijuar një faqe  interneti ku ndan materiale edukative për grupe të ndryshme që synojnë – gjeneticienët, profesionistë dhe për publikun e gjerë, si edhe studentët e universiteteve e  nxënësit e shkollave.

Kjo faqe e re në internet quhet EuroGEMS – një shkurtim i fjalëve “Euro” dhe “Materiale dhe Burime Edukative Gjenetike” dhe mund të gjenden në www.eurogems.org