Kush Jemi

Bordi i anëtarësisë

Presidente
Prof. As. Dr. Merita Xhetani

Lektore dhe kërkuese e Gjenetikës Humane dhe Gjenetikës Molekulare, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Biologjisë.

Adresë e-maili: merita.xhetani@unitir.edu.al – merita.xhetani@fshn.edu.al

zv. Presidente
Prof. Dr. Mirela Lika

Lektore dhe kërkuese e Imunologjisë, Imunologjisë molekulare, dhe Imunogjenetikës, Universiteti i Tiranës, Përgjegjëse e grupit mësimor-kërkimor gjenetikë-mikrobiologji në Departamentin e Biologjisë, FSHN.

Adresë e-maili: mirela.lika@fshn.edu.al

Sekretare
Dr. Blerta Laze

Lektore dhe kërkuese shkencore në Gjenetikë humane, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.

Adresë e-maili: info@geneticsalbania.com

Dr. Majlinda Kote Dhimolea

Departamenti i Sëmundjeve Infektive, Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë.

Adresë e-maili: mdhimolea@live.com

Akad. Prof. Dr. Ilia Mikerezi

Bashkekryetar i Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, lektor dhe kërkues shkencor i Gjenetikës pranë UT, Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Adresë e-maili: imikerezi@yahoo.com

Dr. Dorela Kroni

Themeluese dhe Drejtore ekzekutive e kompanisë së bioteknologjisë dhe testeve gjenetike, StemGen Partners ltd.

Adresë e-maili: dorela.kroni@stemgenpartners.eu

Prof. Dr. Dhurata Bozo

Kërkuese dhe Lektore në fushat e Biologjisë, Bioteknologjisë dhe Gjenetikës së Aktivitetit Fizik në shërbim të Shëndetit dhe Sportit. Aktualisht Prof. Dhurata Bozo është Përgjegjëse e Departamentit të Aktivitetit Fizik dhe Shëndetit, pranë IKSHS- Tiranë.

Email: dhuratabozo@gmail.com

Arjela Cjapi

Eksperte e Gjenetikës  molekulare pranë Pentagene, Tiranë

Adresë e-maili: arjela.cjapi@gmail.com

Kristiana Mano

Biologe molekulare pranë Klinikës Gjinekologjike “Koço Gliozheni”, Tiranë

Anëtar Nderi
Prof. Dr. Zyri Bajrami

Lektor dhe kërkues shkencor në Gjenetikë dhe  Biologji evolutive, Univeristeti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Shoqata Shqiptare e Gjenetikës Molekulare Humane është
pjesë e rrjetit të Shoqatave Evropiane të Gjenetikës Humane.
Kliko këtu për më shumë detaje.

Vullnetarë aktivë

Agli Mirdita
Dr/PhD candidate in Molecular Biology of the Cell Milano, Italia

Jam Agli Mirdita, një studente me eksperienca akademike në Shqipëri dhe në Itali. Kam kryer studimet e Bachelorit për Bioteknologji në Tiranë të pasuara nga Masteri në Biologji Molekulare në Milano. Ky rrugëtim akademik më ka mundësuar të studioj dhe zhvilloj më tej njohuritë mbi Biologjine Molekulare, Sintetike e Strukturale, Gjenomikën Molekulare e Funksionale etj.

Gjatë studimeve kam patur mundësi të marr pjesë në punë kërkimore pranë Institutit Evropian të Onkologjisë, nëpërmjet një internshipi 6-mujor me kohë të plotë, duke studiuar dhe ekperimentuar me qelizat staminale dhe krijimin e organoideve, si dhe në aplikimin e mëtejshëm të tyre në një kuptim më të gjerë në spektrin e autizmit.

Më tej kam kryer një ekseprience kërkimore me kohë të plotë një vjeçare pranë Universitetit të Milanos, punë e cila u bë bazë për temën e diplomes në të cilën u analizua shprehja e niveleve proteinike të proteinës MDM2, ndikuar nga procese modifikuese postranslatuese, ku fokusi ishte Simulimi.

Nisur nga rrugëtimi i zhvilluar dhe dëshira për të kontribuar në këtë nismë për zhvillimin e kërkimeve dhe aplikimeve të gjenetikës në Shqipëri, jam shumë entuziaste të angazhohëm në ASHMG nëpërjet seminareve mbi inovacionet shkencore të disiplines bashkengjitur me përpjekje për të ndërmjetësuar në bashkëpunime midis Universitetit të Tiranës dhe Milanos, me qellim mundësimin e cikël leksionesh apo dhe programe shkembimi akademik.

Marsilda Memaj
Doktor në Biologji Molekulare, Tiranë, Shqipëri

Unë jam Marsilda Memaj, një e sapodiplomuar në doktoraturë në Biologji Molekulare me një eksperiencë gati 10 vjeçare në mësimdhënie në gjimnaz (disa prej tyre shkolla ndërkombëtare) dhe në Universitet në Shqipëri. Unë kam përfunduar studimet Bachelor në Biologji dhe ato Master në Biologji Molekulare në Tiranë, Shqipëri.

Gjatë këtij rrugëtimi akademik unë kam bërë një kërkim shkencor në lidhje me Mekanizmat Biokimikë e Fiziologjikë të rregullimit të sheqerit tek gaforrja  C.aestuarii, të finalizuar më pas me sekuencimin e CHH në Itali. Kam marrë pjesë në disa konferenca ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit dhe kam publikuar kërkimet e mia shkencore në revista të indeksuara ndërkombëtare.

Unë kam rreth 10 vite eksperiencë në mësimdhënie. Gjatë këtyre viteve kam realizuar projekte shkencore në Shqipëri dhe jashtë saj si psh.në USA. Kam përgatitur nxënës për provimin e maturës, për provime ndërkombëtare A level dhe IB, për Olimpiadën Kombëtare, për Olimpiadën Ndërkombëtre të ‘Climate Science’ dhe kam qenë pjesë e grupit korrigjues të provimeve të maturës gjithashtu. Si dhe kam marrë pjesë në shumë seminare dhe trajnime për arsimin.

Duke u bazuar në eksperiencën time, do të kisha dëshirë të kontribuoja në Shoqatën Shqiptare të Gjenetikës Molekulare Humane duke realizuar disa projekte në gjenetikë me nxënësit e shkollave të mesme; duke krijuar disa ura komunikimi midis mësuesve duke i informuar mbi gjenetikën me anë të website-ve, seminareve, trajnimeve dhe ëorkshopeve; duke përdorur laboratore virtuale ose simulime për mësuesit dhe nxënësit ose duke krijuar disa konkurse esesh duke u fokusuar në tema rreth gjenetikës.

Noel Petrela
Student, Universiteti i Bordeaux

Quhem Noel Petrela dhe jam aktualisht një student, në Universitetin e Bordeaux, që ndjek masterin Biologji dhe Shendetësi: Gjenetikë Molekulare dhe Qelizore. Tematikat që më interesojnë janë sinjalizimi qelizor, sëmundjet e rralla gjenetike dhe kanceri. Si vullnetar në Shoqatën Shqiptare të Gjenetikës Molekulare Humane, misioni im është të ndërtojë ura për kërkuesit shkencorë në këtë fushë midis dy shteteve.

Do të ndihmoj duke mbajtur  të informuar mbi tematikat më aktuale në fushen e gjenetikës njerëzore në Francë dhe do të përpiqem të promovoj bashkepunime midis laboratoreve shqiptare dhe franceze. Të unifikuar nga pasioni ynë për gjenetikën, ne mund të diversifikojmë dhe zgjerojmë fushën e studimit tonë.

Naile Koleci, Ph.D kanditate,
University Medical Center Freiburg Department of Pediatric Hematology and Oncology, Freiburg, Germany

Kam studiuar biologji pranë Universitetit të Tiranës në periudhën 2012-2015. Më pas kam ndjekur studimet master në Mikrobiologji pranë Univerisitetit të Jenës, Gjermani (DE). Temën e masterit e kam performuar në laboratorin e Prof. Peter F Zipfel në Institutin Hans Knol në Jena, ku kam identifikuar proteinen AfEno1 si nje faktor virulent i pathogjenit mykotik Aspergillus fumigatus.

Në vazhdimësi kam kryer nje internship në laboratorin e Prof. Avery August pranë Universitetit të Cornellit (USA) ku kam studiuar komunikimin e proteines AfEno1me qelizat T në një in-vivo sistem. Në vijim, jam bere pjesë e stafit të laboratorit te Dr. Miriam Erlacher pranë Spitallit Universitar në Freiburg, Gjermani (DE) me qëllim kërkimin shkencor në kuadër të doktoraturës në fushen e leukemise.

Momentalisht, jam ne vitin e fundit dhe po studioj komunikimit e apoptosis dhe proto-onkogjenit PTPN11 ne leuçemia mielomonocitike e të miturve (juvenile myelomonocytik leukemia -JMML).  Kontributi im në këtë shoqatë do të jetë në sjelljen e informacioneve të përditësuara, në aktivitete konkrete me anetare te grupit të dytë të punës krijuar brenda ASHMG, si edhe mundesi per ndermjetesime me lektore e kolege te rinj nga instituti ku akstualisht punoj dhe studioj.

Selma Dyca
Msc Molecular Biology and Genetics, Universita di Pavia
E-mail: s.dyca@hotmail.com

Une jam Selma Dyca, studente në Universita di Pavia dhe aktualisht duke përfunduar studimet master për Biologji Molekulare dhe Gjenetike. Jam diplomuar për Biologji (Bachelor) dhe për Biologji Molekulare (Master) në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Studimi në Universita di Pavia me mundesoi një internship 2-vjecarë në Institutin e Gjenetikes Molekulare Luigi Luca Cavalli-Sforza, Pavia (IGM-CNR). Gjate vitit të pare të internshipit kam punuar për temen e masterit “Shprehja bakteriale dhe karakteristikat enzimatike të helikazës humane DDX1”.

Studimet e fundit kërkimore të kryera në laboratorin tonë çuan në identifikimin e proteinës DEAD-box 1 (DDX1) si një bashkëveprues i ri i proteinave të përfshira në mekanizmin e transkriptimit bazal dhe të perfshira dhe tek riparimi i nukleotideve jo të sakta (NER), e vetmja mënyre tek qelizat njerëzore e kushtuar për heqjen e lezioneve të ADN-së të induktuara nga UV-ja. Ne kërkimin tonë, jemi përqendruar në karakterizimin enzimatik të proteinës humane DDX1.

Shpreh entuziazmin për t’ju bashkuar Shoqatës Shqiptare të Gjenetikës Molekulare Humane dhe besoj se do jap kontributin tim nga ana shkencore në mënyre që te kemi një progres të kerkim shkencor në Shqiperi. Ky kontribut do konsistoje si nga ana praktike ashtu edhe nga teorike duke ftuar Profesorë dhe Researcher të institutit dhe të universitetit për të shkembyer eksperiencat e tyre në fushen e Gjenetikës Molekulare.