Në ditët e sotme, shoqëria përballet me oferta të ndryshme në lidhje me teste gjenetike, shpesh të pa licensuara apo të kryera nga persona jo kompetentë të fushës. Çështjet etike për ruajtjen e të dhënave sensitive duhet të rregullohen me ligj me vendin tonë.
Edukimi i brezave me informacionin e duhur, orientimi drejt qasjeve të reja në botë rreth këtyre cështjeve dhe gjetjeve në shkencë, do të sjellë pjekurinë e duhur për të krijuar opinionin si edhe sjell mjetet e duhura për të marrë informacionin.
Për këto cështje, ndërkombëtarisht promovohen aktivitete të shumta, sikurse është Dita e ADN-së, që kërkojnë vëmendjen e shoqërisë, brezave të rinj dhe kërkuesve shkencorë.
Struktura e spiralit të dyfishtë të ADN-së u zbulua rreth gjashtëdhjetë vjet më parë! Dita e ADN-së, më 25 prill, tani është përkujtuar ndërkombëtarisht si një festë e Gjenetikës dhe premtimet e saj për të ardhmen.