• Open: Mon - Fri: 9:00 - 17:00

8 Dhjetor 2022 Konferenca Kombëtare
e ASHMG 2022:
GJENETIKA HUMANE -
KËRKIMI DHE INOVACIONI
Vendodhja:
Akademia e Shkencave e Shqipërisë,
Salla "Aleks Buda"
View More Services! Thirrja e parë

Konferenca Kombëtare

Organizuar nga:

Shoqata Shqiptare e Gjenetikës Molekulare Humane

në bashkëpunim me:

Informacione të përgjithshme

Konferenca Kombëtare e Shoqatës Shqiptare të Gjenetikës Molekulare Humane (Albanian Society of Human Molecular Genetics) – ASHMG 2022, është konferenca e parë shkencore e organizuar nga shoqata dhe bëhet në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (ASH), Shërbimin e Laboratorit të Gjenetikës, Fakulteti i Mjekesise, UMT, QSUNT, Universitetin e Tiranës (UT), dhe me mbështjen e Shoqatës Evropiane të Gjenetikës Humane (ESHG).

Konferenca do të kryesohet nga Akademik, Profesor Ilia Mikerezi (Akademia e Shkencave e Shqiperise) dhe Prof. Dr. Anila Babameto (Shërbimi i Laboratorit të Gjenetikës, Fakulteti i Mjekesise, QSUNT) dhe do të bashkojë studiuesit kryesorë nga akademia dhe industria, për të ndarë gjetjet e tyre të fundit për një sërë temash që lidhen me shkencën e gjenetikës.

Qëllimet kryesore të ASHMG 2022 janë:

• Vlerësimi i zhvillimeve të aplikimeve gjenetike në vend me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet kapaciteteve vendore;
• Promovimi i bashkëpunimeve të reja ndërmjet kërkuesve vendas dhe atyre që punojnë në institucione perëndimore duke kontribuar në ngritjen e kapaciteve në fushën e gjenetikës molekulare në vendin tonë;
• Evidentimi i resurseve dhe nevojave për implikimin e risive në fushën e gjenetikës molekulare në mjekësi.

Ftesa për pjesëmarrje iu drejtohet studiuesve që punojnë në çdo fushë të Gjenetikës që lidhet me tematikat e meposhtme:

Tematikat:

01. Gjenetika riprodhuese
02. Gjenetika Prenatale
03. Çrregullime metabolike dhe mitokondriale
04. Imunologjia dhe Sistemi Hematopojetik
05. Çrregullime neurogjenetike dhe psikiatrike
06. Sindromat e keqformimeve/anomalive të shumëfishta
07. Gjenetika e kancerit
08. Variacioni dhe Arkitektura e Gjenomit
09. Citogjenetika
10. Bioinformatika, Machine learning dhe Metodat Statistikore
11. Mjekësi e Personalizuar dhe Farmakogjenomikë
12. Gjenetika e Popullatave dhe Gjenetika Evolucionare
13. Gjenomika funksionale dhe epigjenomika
14. Trajtime të reja për Çrregullimet Gjenetike
15. Këshillim Gjenetik
16. Edukim Gjenetik
17. GWAS
18. COVID-19

KOMITETI

BORDI DREJTUES

Merita XHETANI- Presidente e Bordit
Mirela LIKA- Zv- Presidente e Bordit
Blerta LAZE- Sekretaria dhe Thesari
Zyri BAJRAMI – Këshilltar
Majlinda KOTA – Këshilltare

PRESIDENT I KONFERENCES

Akad. Prof. Dr. Ilia MIKEREZI – Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Prof. Dr. Anila BABAMETO – Shërbimi i Laboratorit të Gjenetikës, Fakulteti i Mjekësisë, QSUNT

KOMITETI HONORIFIK

Prof. Dr. Skënder GJINUSHI – Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Prof. Dr. Artan HOXHA – Rektor i Universitetit të Tiranës
Prof. Dr. Arben GJATA – Rektor i Universitetit të Mjekësisë i Tiranës
Prof. Dr. Borut Peterlin – President i Shoqatës Evropiane të Gjenetikës Humane
Prof. Dr. Spriro DRUSHKU- Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, FSHN, UT
Prof. Dr. Zyri BAJRAMI – Anëtar nderi në Bordin Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Gjenetikës Molekulare Humane
Prof. Dr. Tefta REXHA – Profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës
Prof. Dr. Genc SULÇEBE – Anëtar i Seksionit të Gjenetikës dhe Bioteknologjisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

KOMITETI SHKENCOR

Prof. Dr. Mirela Lika, Profesor dhe kërkuese imunologjisë dhe Drejtuese e Grupit mësimor kërkimor Gjenetikë – Mikrobiologji në Departamentin e Biologjisë, FSHN, UT, Shqipëri
Prof. Dr. Majlinda Lako, Gjenetiste, kërkuese në Mjekësinë regjenerative, Universiteti i Newcastle, Instituti i Bioshkencave, Qendra Ndërkombëtare për Jetën, Central Parkway, Mbretëri e Bashkuar.
Prof. Dr. Dhurata Bozo, Përgjegjëse e Departamentit të Kërkimeve në Aktivitetin Fizik, Shëndetin dhe Rekreacionin, Universiteti i Sporteve të Tiranës, Shqipëri
Prof. Dr. Natale Capodicasa, Profesor i Mikrobiologjisë, Drejtor i Laboratorit të Sëmundjeve të Rralla Gjenetike MAGI BALKANS, Tiranë, Shqipëri
Prof. Dr. Ledjan Malaj, Profesor i Bioteknologjisë Farmaceutike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Prof. Dr. Artan Trebicka, Profesor i Biokimisë, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Prof. As. Dr. Silva Bino, Profesor dhe kërkuese në Sëmundjet Infektive, Universiteti i Mjekësisë i Tiranës dhe Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri.
Prof. As. Dr. Merita Xhetani, Lektore dhe Kërkuese e Gjenetikës dhe Gjenetikës Molekulare Humane , Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT.
Prof.As. Dr. Anila Mitre, Lektore dhe kërkuese e Biologjisë molekulare, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Prof. As. Dr. Eliona Demaliaj, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe Drejtor Spitali Universitar Obstetrike Gjinekologji ‘’Mbreteresha Geraldine’’, Tiranë, Shqipëri.
Prof. As. Dr. Irena Seferi, Kërkuese dhe Lektore në Transfuziologji, Universiteti i Mjekësisë i Tiranës dhe Qëndra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut
Prof. As.Dr. Helidon Nina, Drejtor mjekësor Spitali Onkologjik, Qëndra Spitalore Universitare Nënë Tereza, Tiranë, Shqipëri
Prof.As. Dr. Manika Kreka, Lektore dhe kërkuese, Universiteti i Mjekësisë i Tiranës dhe Pediatre Onkohematologe, Qëndra Spitalore Universitare Nënë Tereza
Prof. As. Dr. Etleva Hamzaraj, Lektore dhe kërkuese e Mikrobiologjisë, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Prof. As. Dr. Hesat Aliu, Profesor i gjenetikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës, Universiteti i Tetovës, Maqedoni e veriut.
Prof. As. Dr. Lila Shundi, Kërkuese në Sëmundjet Infektive, Përgjegjëse e laboratorit të Biologjisë molekulare, Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri.
Prof. As. Dr. Erjona Abazi, Kërkuese në Sëmundjet Infektive, Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri
Prof. As. Dr. Merije Elezi, Profesor i imunogjenetikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës, Universiteti i Tetovës, Maqedoni e veriut.
Prof. As. Dr. Fahri Gavazaj, Profesor i Gjenetikës në Kolegjin e Shkencave Mjekësore “REZONANCA”,Prishtinë, Kosove
Dr. Batjona Benewitz, Kërkuese në Martin Luther University Halle-Wittenberg, Gjermani
Dr. Adela Perrolla, Hematologe ,Qëndra Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe lektore Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, Shqipëri.
Dr. Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog dhe endokrinolog, kërkues shkencor, Zv.Dekan i Fakultetit te Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë Tiranë,
Dr. Majlinda Kote, Kërkuese në Sëmundjet Infektive, Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri.
Dr. Iris Hasibra, Kërkuese në Sëmundjet Infektive, Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri.
Dr. Blerta Brati, Kërkuese në Sëmundjet Infektive, Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri.
Dr. Brunilda Vila, Kërkuese në Sëmundjet Infektive, Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, Shqipëri.

KOMITETI ORGANIZATIV

Prof.As. Dr. Merita Xhetani, Lektore dhe Kërkuese e Gjenetikës dhe Gjenetikës Humane , Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Dr. Anita Berberi, Akademia e Shkencave e Shqiperise
Akad. Prof. Dr. Neki Frasheri, Akademia e shkencave e Shqiperise
Dr. Blerta Laze, Lektore dhe kërkuese e Gjenetikës në Universitetin e Vlorës
Dr. Fjoralda Bakiri, Kërkuese e Biologjisë molekulare, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Dr. Ledja Vasjari, Lektore dhe Kerkuese e Fiziologjise, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Dr. Arta Lugaj, Lektore dhe Kerkuese e Virusologjise, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Dr. Ariol Rama, Lektor dhe Kërkues i Gjenetikës së popullatave, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Dr. Ani Bajrami, Kerkuese dhe lektore e Antropologjisë, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
Dr. Dorina Roko- Dorina Roko, Biologe,Gjenetiste, Shërbimi i Gjenetikës Mjekësore, QSUNT, Tiranë,
Dr. Enkelejda Prifti, Obstetër Gjinekologe,Spitali Universitar Obstetrikë Gjinekologji ‘’Koço Gliozheni’’, Tiranë.
Dr. Emi Gliozheni, Biologe, Embriologe, Klinika “Koço Gliozheni”, Tiranë, Shqipëri.
Dr. Naile Koleci, Biologe molekulare, Qëndra Universitare Freiburg, Departamenti Hematologji-Onkologji, Freiburg, Gjermani .
Dr. Marsilda Memaj, Biologe molekulare dhe mesuese ne Maarif Schools, Tiranë
Dr. Enilda Malaj, Biologe molekulare, Tiranë
Dr. Ervin Marku, Biolog molekular, Gjeneticist joklinik, Specialist në diagnostikë laboratorike, Tiranë
Dr. Dorela Kroni, Mjekësi Transfuzive, Klinika StemGen Partners dhe Eurofins Genoma SRL, Rome, Itali
Ph.D. Rinalda Proko, Biologe molekulare, Fayetteville, Arkansas, USA
Msc. Selma Dyca, Studente ne masterin shkencor Biologji molekulare dhe gjenetike në Universitetin e Pavias, Itali
Msc. Kristiana Mano, Biologe molekulare, Klinika Gjinekologjike “Koço Gliozheni”, Tiranë
Msc. Arjela Cjapi, Biologe molekulare, Pentagene, Tiranë
Msc. Agli Mirdita, Studente e doktoraturës në Biologji qelizore dhe molekulare, Milano, Itali.
Msc. Noel Petrela, Student ne master shkencor Gjenetike dhe biologji molekulare në Universitetin e Bordosë, Bordeaux, Francë.
Msc. Ela Zaimi, eksperte e ADN-se, Gjenetiste, Instituti i Policisë Shkencore, Tiranë
Msc. Armanda Deda, eksperte e ADN-se, Gjenetiste, Instituti i Policisë Shkencore, Tiranë
Msc. Stilian Doraci, Biolog molekular, Tiranë
Msc. Erjona Rama, Biologe molekulare, Mesuese e Biologjise, Kolegji Turgut Ozal, Tiranë
Msc. Raisa Kreci, Lektore, Universiteti “Fan Noli”, Korçë.

08:00-09:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
09:00 – 09:30 Fjala e Hapjes

Akad. Ilia Mikerezi President i Konferencës ASHMG 2022
Prof. Dr. Anila Babameto, President i Konferencës ASHMG 2022
Prof. As. Dr. Merita Xhetani, President i ASHMG, Koordinatore ASHMG 2022

Fjala Përshëndetëse

Prof. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave
Prof. Dr. Anila Paparisto, Zv Rektore Universiteti i Tiranes, FSHN, Departamenti i Biologjisë

Seanca plenare
09:30-09:50 Using patient-specific retinal pigment epithelium cells to design therapeutic strategies for Age-related Macular Degeneration

Majlinda Lako
Biosciences Institute, Faculty of Medical Sciences, Newcastle University, Newcastle upon Tyne, United Kingdom

09:50-10:10 Development of new drugs (small molecules) for the cure of rare genetic diseases-example from epidermolysis bullosa

Gazmend Temaj, Denis Beluli
Faculty of Pharmacy, College UBT, 10000 Prishtina, Kosovo

10:10-10:30 Pushim kafe
10:30-10:45 Aplikimi i teknologjisë se Hibridizimit Fluoreshent In Situ (FISH) ne diagnostikimin dhe monitorimin e pacienteve me hemopati malinje

Dorina Roko, Anila Laku-Babameto, Arben Ivanaj, Tatjana Caja, Polikron Pulluqi, Adela Perolla, Alma Cili, Elsuarta Calliku
Fakulteti i Mjekesise, UMT, Sherbimi i laboratorit të Gjenetikës.

10:55-11:10 Roli i gjenetikes në terapinë target të neoplazive hematologjike – prezantim rasti

Adela Perolla, Dorina Roko, Anila Babameto
Shërbimi i Hematologjisë, QSUT “ Nënë Tereza”, Sherbimi i Laboratorit të Gjenetikës, QSUNT.

11:10-11:25 Analiza gjenetike për diagnozën prenatale të aneuploidive përmes MLPA; përvoja e parë Shqiptare.

Merita Xhetani, Brikena Parllaku, Eliona Demaliaj
Universiteti i Tiranës, FSHN, dhe Qëndra e Diagnostikës Molekulare, SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”

11:25-11:40 Studim nëpërmjet testimit molekular të infeksionit Covid 19 në një grup të popullatës Shqiptare

Anila Mitre
Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT dhe Laboratori Intermedika

11:40–11:55 Çfarë mund të ndodhë gjatë moshimit të indidividit me sëmundjen e Drepanocitozës? A mund ta parandalojmë?!

Manika Kreka, Eleni Nastas , Bledi Kreka, Irena Seferi, Anila Godo
Universiteti i Mjekësisë ,Qendra Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”, Tiranë

11:55-12:10 Diagnoza molekulare me analizatorin gjenetik ‘SeqStudio’ në Sherbimin e Laboratorit të Gjenetikës

Besmira Basholli, Anila Babameto-Laku, Manika Kreka, Aida Bushati, Irena Kasmi, Flogerta Alia
Fakulteti i Mjekesise, UMT, Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza”.

12:10-12:25 Kolesteroli dhe ripozicionimi i medikamenteve për trajtimin e gliomave infiltruese të trungut të trurit

Noel Christo Petrela
Methods and Innovations for Research in Pediatric Cancers (MIRCADE), BoRdeaux Institute of onCology (BRIC),
U1312 National Institute of Health and Medical Research (INSERM), Université de Bordeaux
DISKUTIME PJESA I

13:00 – 14:00 PUSHIM DREKA
14:00–14:15 Fekondimi i asistuar dhe analiza gjenetike e embrioneve para implantimit (PGS). Si realizohet dhe cilat janë avantazhet

Emi Gliozheni, Klinika Gliozheni –Tiranë

14:15-14:30 Identifikimi i mutacioneve të faktorëve të koagulimit të gjakut (Faktor V, Faktor II dhe MTHFR), nëpërmjet metodës “Reverse Dot Blot” te gratë me patologji të poliabortivitet.

Ela Zaimi, FSHN, UT, dhe Laboratori i Policise Shkencore

14:30-14:45 Nga gjenet te kultura: Paleogjenomika dhe evolucioni i njeriut

Ani Bajrami
Muzeu i Shkencave tё Natyrёs “Sabiha Kasimati”, Universiteti i Tiranёs

14:45-15:00 Sekuencimi i mostrave pozitive ne SARS CoV-2 me tekniken Next Generation Sequencing në Republikën e Kosovës gjate muajve shkurt dhe mars te vitit 2022, analizimi dhe krahasimi i varianteve qarkulluese.

Blend Jerliu, Nazmi Mehmeti, Zana Deva, Albulena Miftari, Aferdita Kurti
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

15:00-15:15 Karakterizimi i mekanizmit të vetë-rezistencës së antibiotikut Dityromycin, produkt i species Streptomyces

Retina Çapuni, Attilio Fabbretti, Anna Maria Giuliodori, Roberto Spurio.
Laboratori i Gjenetikes, Universiteti i Camerinos, Itali dhe qendra CIC bioGune, Derio, Spanje.

15:15-15:30 Dashuria për Gjenetikën lind herët; Si ta bëjmë tërheqëse në nivelin e shkollës së mesme

Marsilda Qyli
Western Balkans University

PREZANTIME ME POSTER dhe Kafe
15:30-16:30 Analizat e ndërveprimeve midis CD160 në qelizat NK dhe HLA-G të shprehura nga qelizat trofoblastike

Arta Lugaj, Artan Trebicka, Mirela Lika (Çekani)
Universiteti i Tiranës, FSHN, Departamenti i Biologjisë

Roli i nucleic acid test (NAT) në dedektimin e viruseve të transmetuara gjatë transfuzionit në krahasim me metodën serologjike (CMIA)

Brunilda Dakavelli, Irena Seferi, Merita Xhetani
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, Tiranë
Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Shqipëri

Tipizimi i Human Papillomavirus dhe rezultatet citologjike nga PAP-testi në pacientët e paraqitur në laboratorin “Genius”

Ina Marku, Besnik Çullhaj, Erisa Kola, Kristina Sheme, Migena Keçi
Biologe molekulare, Departamenti i Gjenetikës, Genius Lab
Mjek specialist, Genius Lab

Dedektimi i Streptococcus mutans në pështymë përmes teknikës së biologjisë molekulare PCR

Fjoralda Bakiri, Merita Xhetani, Brikena Parllaku, Sindi Karaboja, Mirela Lika (Çekani)
Departamenti i Biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës

Krahasimi i tre teknikave imunologjike për detektimin e antitrupave anti-citomegalovirus IgM në gratë shtatëzëna

Blerta Laze, Anila Mitre
Departamenti i Biologjisë, Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, ShqipëriDepartamenti i Biologjisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës, Tiranë, Shqipëri

16:30-17:00 PËRFUNDIME
PLOTËSIMI NGA PJESËMARRËSIT I PYETËSORIT

Libri i Abstrakteve (shkarko)

TË RËNDËSISHME:

Prezantimi në takim do të jetë kushti për botimin e abstraktit në suplementin elektronik të Revistës Shqiptare të Gjenetikës Humane – Albanian Journal of Human Genetics.
Abstraktet e pranuara do të publikohen në Revistë pas konferencës.
Duke dorëzuar një abstrakt, ju pranoni që të dhënat tuaja personale të ruhen dhe përdoren nga organizatori për të përpunuar paraqitjen tuaj, për të mundësuar prezantimin në takim dhe publikimin e përmbledhjes.
Ju mund të jeni autor i parë i vetëm një punimi, por bashkëautor i 2 ose më shumë abstrakteve.
Nuk do te pranohen abstraktet që nuk përmbajnë rezultate ose strukturë sipas udhëzimeve.

UDHËZIME PËR PËRGATITJEN DHE DORËZIMIN E ABSTRAKTIT

Të gjitha abstraktet duhet të përmbajnë seksionet e mëposhtme:
Tema shkencore: Ju lutemi zgjidhni një nga temat shkencore të listuara (Tematika: 01-18)
Titulli (Font Times New Roman, Madhësia 12 pt, Shkronjat e Bold Block, hapësira e rreshtit 1)
Autorët (Font Times New Roman, Madhësia 11 pt, hapësira e rreshtit 1) Emri i autorit prezantues duhet të jetë me shkronja të zeza.
Përkatësia e autorëve/institucioni (Font Times New Roman, Madhësia 11 pikë, hapësira e rreshtit 1)
Teksti i punimit duhet te përmbajë: (Qëllimi i studimit, Rezultatet, Përfundimet me shkrimin
Font Times New Roman, Madhësia 12 pt, jo më shumë 300 fjalë, hapësira e rreshtit 1)
Lista e literaturës, (4-5 tituj sipas modelit APA)

Shënim: për efekt të akredititmit, secili autor i parë duhet të dërgojë një CV bashkë me abstraktin

DATA TË RËNDËSISHME

10 Tetor 2022 – Pranimi i abstrakteve (17 Tetor)
20 Tetor 2022 – Njoftimi
Dhjetor 2022 – Pranimi i punimit të plotë

Për tu regjistruar dhe dërguar abstraktin kliko 👉 këtu

Persona kontakti:

Merita Xhetani – merita.xhetani@fshn.edu.al
Blerta Laze – lazeblerta@gmail.com
Brikena Parllaku- brikena.parllaku@fshn.edu.al

Të gjithë e-mailet duhet të përmbajnë një subjekt line që nis me: ASHMG2022

AKREDITIMI ECM

Konferenca e ASHMG do të përfshihet në Planin e Trajnimit dhe Kalendarin e Aktiviteteve të Qëndres Kombetarë të Edukimit të Vazhduar- QKEV, Të Ministrisë së Shëndetësisë. Aktiviteti do të akreditohet për datën 8 Dhjetor 2022, për këto kategori profesionistësh:

• Mjek¹
• Biolog
• Infermier
• Teknik Laboratori Biomjekësor

Shënim 1: Gjeneticien Mjekësor; Sëmundjet Metabolike dhe Diabetologji, Nefrologji; Neurologji; Neuropsikiatria e Fëmijëve; Onkologji; Transfuziologji; Pediatri; Gjinekologji dhe Obstetrikë; Laboratori i Gjenetikës Mjekësore; Neuroradiologjia; Patologjia Klinike, Epidemiologji, Shëndeti Publik; Semundjet infektive, Psikologji, semundjet mendore, varesitë, Psikoterapi. Kimi analitike, etj.

Regjistrimi:                             

Kategoria Deri ne 20 Tetor
Anëtar profesionist 5.000 Lek
Anëtar student 2.000 Lek
Jo-anëtar 10.000 Lek
Student jo-anëtar 4.000 Lek
Lektoret e ftuar dhe te ftuar nga ASHMG falas

Te dhënat bankare për transaksionin:

Mbajtesi i llogarise: Shoqata Shqiptare e Gjenetikes Molekulare Humane

nr i llogarise ne LEK: 0001625238 ose IBAN AL42202110060000000001625238

Banka: Reiffeisen Bank 

Kodi swift: SGSBALTX

Pershkrimi: Pagese pjesemarrje ne ASHMG 2022

SHENIM: KUOTA DUHET TE VIJE NE LLOGARI E PLOTE, DHE NJE KOPJE E MANDATIT TE ARKETIMIT TE NISET ME EMAIL ne adresen info@geneticsalbania.com.

Pagesa e regjistrimit përfshin:  ndjekjen e konferencës, pushimet kafe dhe drekën në ditën e konferencës, librin e abstrakteve me ISBN, çertifikatën e pjesëmarrjes, si edhe botimin e artikullit të plotë në Revistën: Albanian Journal of Human Genetics.

Konferenca ASHMG 2022 ka 3 lloje pranimi për punimet dhe pjesëmarrjen:

  • Prezantim me gojë: Prezantuesi duhet të marrë pjesë në konferencë personalisht për të paraqitur punën e tij si një prezantim
  • Prezantim me poster: Prezantuesi duhet të marrë pjesë në konferencë personalisht ose të delegojë një bashkëautor për të paraqitur posterin e tij gjatë  sesionit “Shikimi i posterit me autorin”.
  • Pjesëmarrës: Pjësëmarrësit mund të jenë specialistë ose studentë të regjistruar për pjesëmarrje në konferencë, pa dërguar punim shkencor.

Formati i pranimit do të varet nga rezultati i pikëve të abstraktit përkatës  gjatë vlerësimit nga komiteti shkencor dhe bordi editorial.

Autorët do të informohen për formatin e abstraktit të tyre në njoftimin e pranimit.