Seria e Webinareve

Trajnimi në gjenomikë dhe bioinformatikë

Gjenomika dhe bioinformatika është një fushë në rritje e kërkimit me implikime të rëndësishme praktike për sektorë të ndryshëm si kujdesi shëndetësor, prodhimi i ushqimit dhe kërkimi mjedisor.

Në këtë kurs, ju do të mësoni se si të trajnoni studentë, bashkëmoshatarë, profesionistë dhe ekspertë të ardhshëm në teknikat gjenomike si edhe ju mesueset ne vecanti do të jeni në gjendje të planifikoni dhe të hartoni tematika tërheqëse për nxënësit.

Ky cikël mundëson gjithashtu  trajnimin e mësuesve të shkollave të mesme për të udhëhequr nxënësit e tyre si  pjesëmarrës në Konkursin Kombëtar të Eseve 2022.

Sezoni i parë (online):  17 Shtator – 18 shtator 2021

Çfarë do të mësoni?

Kursi do t’ju tregojë se si të krijoni përvoja të  mësuarit nga përmbajtja e lëndës dhe rëndësinë e komunikimit, punës në grup dhe lehtësimit në mësimdhënie dhe trajnim.

Ju do të identifikoni metodat e zakonshme edukuese të përdorura për të dhënë mësim dhe do të vlerësoni bioinformatikën dhe metodat laboratorike të nevojshme për studimet në gjenomikë.

Pas përfundimit të programit dy-ditor, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

1
Të demostrojnë njohuri të koncepteve dhe parimeve thelbësore të gjenetikës dhe gjenomikës.
2
Të kuptojnë rolin në rritje të ofruesve gjenetikë në lidhje me testet gjenetike dhe teknologjitë e analizimit të ADN.
3
Të demostrojnë njohuri të përditësuara mbi edukimin gjenetik, teknologjitë e përdorura për përfitimin e të dhënave gjenetike, rëndësinë e databazave gjenomike dhe orientimin në to.
4
Të demostrojnë aftësi në orientimin në databaza dhe burime shkencore.
5
Te pervetesojne metodat e zakonshme edukative për të mësuar dhe vlerësuar bioinformatikën dhe metodat laboratorike të kërkimit në gjenomikë.
6
Te hartoni trajnime në gjenomikë, vlerësoni, reflektoni dhe përmirësoni aktivitetin tuaj kerkimor.

Detaje rreth kursit

Për anëtarët e shoqatës – Pjesemarrja është FALAS

Për jo anëtarët – 2000 Lek /20 euro Tarifë regjistrimi

Ky kurs është për individë/profesionistë  që duan të trajnojnë studentë, kolegë, profesionistë dhe ekspertë të ardhshëm në teknikat e gjenomikës.

Mësuesit e shkollave të mesme publike dhe private në vend.

Studentët e masterit shkencor ne Biologji molekulare, Biologji mjedisore, Bioteknologji molekulare.

Aplikimi mund të bëhet onlinë përmes formularit të regjistrimit: akseso formularin 👉 KËTU

Lektorët e angazhuar: Grupi punes i Gjenetikës në Arsim dhe Edukimit Gjenetik për publikun dhe Grupi i punes se Bioinformatikes.