• Open: Mon - Fri: 9:00 - 17:00

DITA E ADN-së 2022 në SHQIPËRI

Shoqata Shqiptare e Gjenetikës Molekulare Humane (ASHMG – www.geneticsalbania.com) në partneritet me Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, Departamenti i Biologjisë, do të organizojnë disa aktivitete në festimin e Ditës së ADN-së, Festa e Gjenetikës në Shqipëri. Grupet kryesore që synojmë të përfshijmë janë studentët e universiteteve në programet STEM dhe nxënësit e shkollave të mesme. Pjesëmarrësit në aktivitetet e Ditës së ADN-së, do të jenë në gjendje të mësojnë drejtpërdrejt nga kërkues dhe lektorë të fakultetit dhe specialistë të gjenetikës.

Gjithashtu, përfaqësues të bizneseve, që operojnë në fushën e Bioteknologjive dhe Gjenetikës do t’u prezantojnë studentëve STEM mundësi të qëndrueshme bashkëpunimi në të tashmen dhe të ardhmen për të eksploruar për karrierën e tyre profesionale. Nga ana tjetër, nxënësit e shkollave të mesme që do të vendosin për studimet e tyre në të ardhmen, do të inkurajohen të eksplorojnë programet STEM në universitetet shqiptare. Veprimtaria është gjithashtu pjesë e kalendarit të aktiviteteve të Bashkia Tiranë, në kaudër të European Youth Capital ‘22.

Përse këto aktivitete?

Ndërsa gjenotipizimi i ADN-së po bëhet më i lirë dhe më i shpejtë, gjithnjë e më shumë individë janë në gjendje të marrin më shumë informacion rreth gjenomit të tyre. Një pjesë e këtij informacioni mund të parashikojë gjithashtu mundësinë për një sëmundje të caktuar ose përgjigjen ndaj një medikamenti të caktuar. A do të çojë kjo në ndryshime thelbësore në të gjithë sistemin mjekësor në dekadat e ardhshme – nga modeli “diagnostiko dhe trajto” në modelin “parashiko dhe parandalo”?

Apo ky vizion do të injorojë kompleksitetin e qenies njerëzore, rolin thelbësor të mjedisit dhe mënyrës së jetesës, si dhe faktin që në një shoqëri të lirë dhe të pavarur, individët mund dhe shpesh zgjedhin të shpërfillin këshillat e mira? Është koha që brezi i ri shqiptar të ndërgjegjësohet për marrëdhënien mes ADN-së dhe të gjitha sfidave mjedisore në jetën tonë, të kuptojë rolin e shkencës në jetën tonë të përditshme dhe sa të rëndësishme janë studimet STEM. Mjeku nuk është i vetmi profesion që shpëton jetë! I duhet gjithësecilit të jetë i angazhuar dhe informuar për të përmirësuar jetën dhe shëndetetin.

Cilat janë aktivitetet?

  • Konkurs
  • Prezantime
  • Koreografi
  • Materiale promovuese

Kush mund të marrë pjesë?

1. Studentët e universiteteve në programet STEM
2. Nxënës të shkollave të mesme (mosha 16-18 vjeç).

 

AXHENDA

 

Aktiviteti 1

Ditë informative me mësues të Biologjisë dhe studentë të përzgjedhur të universitetit. Infoday u ofron mësuesve të Biologjisë udhëzime për angazhimin e nxënësve të shkollave të mesme në “konkursin e imazhit të ADN-së” si individë ose ekip me 2 ose më shumë anëtarë.

– Udhëzimet e detajuara do të publikohen së shpejti ne Genetics Albania.

Aktiviteti 2

Një Ditë Info rreth udhëzimeve në përgatitjen e fletëpalosjeve të “Fakte rreth ADN-së dhe Koncepte Gjenetike”, me të rinjtë e përfshirë në grupin e punës së Edukimit Gjenetik. Informacioni i përgatitur që do të përfshihet në fletëpalosje, do të shqyrtohet nga komiteti shkencor i ASHMG përpara se të botohet. Do të përgatiten materiale promovuese si (stilolapsa me logon e Ditës së ADN-së 2022 dhe bluza me ngjyra nukleotide të ADN-së, për ilustrimin e imazhit të spirales së dyfishtë të ADN-së).

Aktiviteti 3

“Konkursi i imazhit të ADN-së”. – Konkurs për paraqitjen vizuale të rolit të gjenetikës në studimin e gjeneve, stilin e jetesës, qasjen terapeutike, diagnostiken molekulare, etj., nga të rinjtë, për të nxitur krijimtarinë, mënyrën kritike të të menduarit dhe përpjekjen e përkthimit të shkencës në koncepte praktike.

– Konkursi mund të zhvillohet individualisht ose në grup.

Regjistrohu këtu: 👉 https://forms.gle/6Jr3riHjoa86nPjc8

Për çdo paqartësi na kontaktoni në: geneticsalbania@gmail.com

Çfarë presim ne konkurim?

– Presim të kemi një fotomontazh (meme) të vizualizuar me një nga fushat ku dhe si ju e lidhni apo konceptoni ADN dhe gjenetiken. Te rinjte e quajne Meme. Kjo duhet te shoqerohet me nje titull, te vije ne formatin jpg, dhe te kete nje pershkrim te domethenies se saj.

Duke qënë konkurs do të ketë edhe çmime, të cilat janë monetare dhe aktivitete:

  • Vendi i parë – 100 euro
  • Vendi i dytë – 80 euro
  • Vendi i tretë – 70 euro

Anëtarësim njëvjeçar falas në ASHMG

Praktika 2 – mujore (intership) për çdo fitues në një kompani vendase në fushën e gjenetikës dhe biologjisë molekulare

Aktiviteti 4. Data 25 Prill- Festimi i DITËS së ADN-së dhe seminari shkencor.

Aktualiteti dhe përditësimet mbi shërbimet që ofron gjenetika. Teoria e interpretuar në aplikimin teknik të ADN-së. Degjesa në auditor me anëtarë të fakultetit, profesionistë.

– Ofrimi i këshillave për karrierë si për studentët e universitetit ashtu edhe për nxënësit e shkollave të mesme për studimet ose punën e tyre të ardhshme.

Aktiviteti 5. Data 25 Prill

“Ilustrimi i heliksit të ADN-së” Koreografia. Të rinjtë që veshin bluza me ngjyra nukleotide të ADN-së (përkatësisht, A – e kuqe, T – e gjelber, C – e verdhë, G – blu) do të ilustrojnë imazhin e spirales së dyfishtë të ADN-së, në një shesh të hapur pranë FSHN (Sheshi përballë godinës së FSHN). Pamja e ADN-së do të regjistrohet dhe fotografohet përmes një droni, për t’u shpërndarë në rrjetet sociale të ASHMG, UT, FSHN dhe për t’u ruajtur në galerinë e aktiviteteve të FSHN-së në faqen e saj zyrtare. Gjithashtu, shtypi do të jetë i ftuar të ndajë momente nga ky aktivitet. Shpërndarja e materialeve promovuese

Çertifikata pjesëmarrje

Çertifikatat do të shpërndahen sipas tre kategorive
1. Të rinjtë e përfshirë në grupin e përgatitjes së materialit të broshurës.
2. Të rinjtë pjesëmarrës në konkursin e imazhit.
3. Të rinjtë e përfshirë në ilustrimin e imazhit të heliksit të ADN-së

Ndiqni njoftimet për aktivitetet e planifikuara edhe në faqet: www.geneticsalbania.com
Facebook: Genetics Albania www.facebook.com/Geneticsassociation
LinkedIn: www.linkedin.com/in/geneticsalbania

 

ORGANIZATORËT

 

   

 

BASHKEPUNËTORËT